Sign In

Blog

Latest News
Varëset e byrzylykëve ‘anti-5G’ – rregullatorët i shpallin ‘radioaktive’

Varëset e byrzylykëve ‘anti-5G’ – rregullatorët i shpallin ‘radioaktive’

Nën shqetësimeve për ndikimin shëndetësor te njeriu të rrjetit të fuqishëm 5G që po instalohej në të gjithë botën, kanë filluar të dalin në treg objekte personale dhe aksesorë që pretendonin se mbrojnë nga këto pasoja në shëndetin e njeriut.

Por në Holandë për këtë shqetësim, Autoriteti i Mbrojtjes e Sigurisë nga Radioaktiviteti ka reaguar duke thënë se në dhjetë produkte të kontroluara, ishte zbuluar radiacion i dëmshëm ionizues.

Ndërsa për rrjetin e ri 5G agjencitë thonë se “nuk dallon nga ai 3G e 4G, dhe përdor valë radio jo-jonizuese”, si dhe shton se “nuk dëmton ADN-në e njeriut.”

Por megjithatë në Britani ka pasur sulme ndaj transmetuesve dhe antenave 5G nga njerëz që besojnë se janë të dëmshëm ndaj komunitetit.

Kritikët e këtyre antenave të fuqishme thonë se “ndikojnë ose përkufizojnë jetën e njerëzve duke aktivizuar materiale, metale apo helmime të caktuara në trupin e tyre”.

Produktet e reja Anti-5G kanë ardhur nga kompania “Energy Armor” (Mburojë ndaj Energjisë) dhe janë në formë varëse qafe, byrzylyk ose maskë.

Agjencia holandeze e radiacionit deklaroi:

“Mos i mbani më këto produkte, verini në një vend të sigurtë ose kthejini. Disa shitës në Holandë janë informuar për të ndaluar shitjen e këtyre produkteve dhe për të informuar klientët e tyre”.

Për teoritë e konspiracionit që kanë avancuar tregun e produkteve “anti-5G”, në përgjithësi nuk janë zbuluar prova.

Në Britani prej majit 2020, rregullatori i shitjeve ka tentuar të ndalojë shitjen e një fishe USB me çmim 340 paundë, që pretendonte se ofronte mbrojtje nga radiacioni 5G.

Disa pajisje të tilla janë shitur në rrjetin  Amazon.

FOTO GALERI
1/5


Kanë filluar të dalin në treg objekte personale dhe aksesorë që pretendonin se mbrojnë nga rrjeti i fuqishëm 5G


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *