Sign In

Blog

Latest News
Trump: Përjashtim nga Facebook për fyerje të rënda

Trump: Përjashtim nga Facebook për fyerje të rënda

Platforma e mediave sociale Facebook ka vendosur të ndalojë për një periudhë prej dy vjetësh llogaritë e ish-presidentit Donald Trump në këtë platformë si dhe në Instagram, pasi doli në përfundimin se postimet e tij nxitën dhunë para sulmit të 6 janarit në Kongresin amerikan.

Në muajin janar, ai pësoi një bllokim të forët nga Facebook-u por Bordi i Mbikëqyrjes i kritikoi natyrën e përhershme të kësaj ndalesë, duke thënë se është më shumë se një ndëshkim i zakonshëm për këtë kompani.

“Tani, u vendos që kjo periudhë të zgjasë dy vite dhe gjatë kësaj kohe, ekspertët do të vlerësojnë rrezikun ndaj sigurisë publike. Do të hulumtojnë aspektet e jashtme, përfshirë rastet e dhunës, kufizimet në tubimet paqësore dhe treguesit e tjerë të trazirave civile“, tha zv/presidenti i kompanisë për çështjet globale, Nick Clegg, në një postim.

Vendimi u kundërshtua fuqishëm nga vetë Trump, i cili e cilësoi atë si një fyerje për miliona votuesit e tij. “Ata nuk duhet të lirohen nga kjo censurë dhe nga kufizimi i lirive të tyre. Për ne do të jetë fitore. Demokracia jonë nuk mund të durojë këtë abuzim më!”, tha ai në një deklaratë. Ndërsa bllokimi i llogarisë së tij në Facebook do të thotë që të tjerët mund të lexojnë dhe të komentojnë postimet e tij të kaluara, por Trump dhe ekipi i tij nuk mund të postojnë përmbajtje të reja.

Në anën tjetër, edhe platforma tjetër e mediave sociale, Twitter-i, e ka ndaluar përgjithmonë qasjen e Trump në shërbimet e saj. Facebook gjithashtu ka deklaruar se do të rrisë ndëshkimet për figurat publike gjatë trazirave civile dhe dhunës, duke përfshirë mundësinë e pezullimeve të përhershme.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *