Sign In

Blog

Latest News
Trajnime falas për inteligjencën artificiale në Amazon

Trajnime falas për inteligjencën artificiale në Amazon

Kompania giganetike amerikane, Amazon, bëri publik se do të fillojë një program falas për instruktazhin e individëve në metodat e inteligjencës artificiale (AI).

Amazon.com bëri të ditur për fillimin e programit “AI Ready”, ose “Gati për AI”, i cili do të ofrojë trajnim për zhvillimin e aftësive dhe arsimim për dy milionë individë në të gjithë botën deri në vitin 2025. Kompania amerikane deklaroi se synimi i tyre është ta bëjë inteligjencën artificiale të arritshme për këdo që dëshiron të mësojë.

“Inteligjenca artificiale është teknologjia më transformatuese e brezit tonë. Nëse donim të zbulojmë potencialin e plotë të inteligjencës artificiale për të luftuar sfidat më të vështira të botës, atëherë duhet të eci edukimi për AI të arritshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë”, deklaroi Swami Sivasubramanian, zëvendëspresident për të dhëna dhe AI në Amazon.

“Synimi i programit ‘Gati për AI’ është të ndihmojë për ta bërë edukimin për AI të barabartë për të gjithë, duke mbështetur nisma të reja që po i bëjmë tani”, theksoi ai.

Ai shtoi se Amazoni do të zgjerojë programet dhe kurset ekzistuese falas për trajnim në AI “për të hequr koston si pengesë për qasjen në këto aftësi kritike”. /REL


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *