Sign In

Blog

Latest News
Top Channel Live: Aplikacioni Over the Top

Top Channel Live: Aplikacioni Over the Top

Të jesh elitë, kjo është ajo çfarë e identifikon shërbimin mediatik OTT, një shërbim në streaming, i një tjetër nivel, i cili ofrohet drejtpërdrejt për shikuesit përmes internetit.

OTT anashkalon platformat televizive kabllore, transmetuese dhe satelitore apo kompanitë që tradicionalisht veprojnë si kontrolluese ose shpërndarëse. Shërbimet OTT zakonisht arrihen përmes uebfaqeve në kompjuterë personalë, si dhe përmes aplikacioneve në pajisje të lëvizshme të tilla si smartphone-t dhe tabletët ose televizione me platforma të integruara Smart TV.

Over-the-top (OTT) [shqipëruar: të qënët në majë, përtej kufijve] përfshin gjithashtu një valë shërbimesh televizive, që ofrojnë akses, të ngjashme me një satelit tradicional ose një televizion kabllor, por që transmetohen në internet dhe jo në një rrjet të mbyllur, privat, që kërkon një pajisje specifike. Kjo teknologji është vënë në funksion nga shumë televizione të mëdha në botë ndërsa NETFLIX është më e njohura në botë.

Hello.al prezantoi më 16 tetor, në ditëlindjen e themeluesit të Top Media-s, platformën e tij OTT. Ndjekësit e Hello.al në botë kanë mundësi të ndjekin direkt transmetimin, por edhe programet e tij duke shkarkuar aplikacionin Hello.al TV që ndodhet si në Apple Store ashtu edhe për Play Store për pajisjet Android. Ju mund ta shkarkoni në televizionet smart, telefonët, tabletët dhe komputerët. Pasi e instaloni, vendosini një numër telefoni dhe një kod. Pas kësaj keni mundësi të ndiqni Hello.al, pa antene, pa kabull direkt. Shikim të këndshëm!


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *