Sign In

Blog

Latest News
Teknologjia e re për ajër të pastër në Delhi

Teknologjia e re për ajër të pastër në Delhi

Ekspertët indianë synojnë të mbjellin vegjetacion për herë të parë për të shkaktuar shi të dendur në disa zona të Nju Delhit, duke shpresuar se kjo do të jetë e mjaftueshme për të trajtuar smogun që ka mbërthyer kryeqytetin më të ndotur në botë për një javë, tha kreu i projektit ditën e sotme.

Cilësia e ajrit bie në Delhi përpara dimrit çdo vit, kur ajri i ftohtë bllokon ndotësit nga burime të ndryshme, duke përfshirë automjetet, industritë, pluhurin e ndërtimit dhe djegien e mbetjeve bujqësore. Ekspertët presin një mbulesë reje mbi qytet rreth 20 nëntorit dhe shpresojnë që kjo do të jetë mjaft i madh dhe me përmbajtje mjaftueshëm të lartë lagështie, për të shkaktuar shi të dendur nëpërmjet mbjelljes me kripëra, tha Manindra Agrawal, një ekspert në Institutin Indian të Teknologjisë në Kanpur, i cili drejton provën.

Projekti, i vlerësuar të kushtojë 10 milionë rupi (120,000 dollarë) për 100 kilometra katrorë (38.6 milje katrorë), do të përfshijë spërkatjen në retë e një përzierje kripërash që përfshijnë jodin argjendi, tha Agraëal.

“Ne nuk presim një re kaq të madhe që do të mbulojë të gjithë Delhin, por disa qindra kilometra do të ishin mirë”, tha ai për Reuters.

Qeveria lokale e qytetit me 20 milionë banorë, e shpërndarë në rreth 1,500 kilometra katrorë (579 milje katrorë), tashmë ka mbyllur të gjitha shkollat, ka ndaluar aktivitetet e ndërtimit dhe tha se do të vendosë kufizime në përdorimin e automjeteve për të kontrolluar ndotjen.

Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *