Sign In

Blog

Latest News
TechRevolution: Discovering the Future

TechRevolution: Discovering the Future

Liqen, toka, atmosferë dhe … pa flakë, pasi duhani duhet të ngrohet e jo të digjet. Kjo është gjithashtu koncepti që firma Philip Morris International ndjek në çdo hap të sigurimit të produkteve me teknologjinë më të fundit.

Së fundmi, në qendrat kryesore të PMI në Zvicër u mbajt edhe eventi kryesor i fokusuar pikërisht tek teknologjia, ‘Technovation’. Nisjen e këtij eventi e mori përsipër zëvendës presidenti i Komunikimit Global pranë PMI, Tommaso Di Giovanni, i cili krahasoi produktet e reja të duhanit me zbulimet e tjera teknologjike si fluturimi, rripi i sigurimit në makinë apo frigoriferi, që edhe ato në fillimet e tyre nuk u pranuan menjëherë nga qytetarët apo ligjvënësit

“Kur përmendim inovacionin, automatikisht mendohet diçka pozitive. Por inovacioni është gjithmonë shoqëruar nga skepticizmi. Situata e tillë ndodhi edhe me Galileo Galilein, i cili dha provën se Toka rrotullohej rreth diellit, dhe kështu i ra dakord me teorinë heliocentrike. Gjithashtu, edhe sot, ne vazhdojmë të mos i kuptojmë plotësisht aspektet e jetës sonë që kërkojnë inovacion. Kështu ndodh edhe me produktet e duhanit”, deklaroi Di Giovanni.

Mes të ftuarve të pranishëm ishte edhe Michele Cattoni, Zëvendës Presidenti i Produkteve të Duhanit me Ngrohje pranë PMI, i cili bisedoi për teknologjinë dhe sigurinë kibernetike që qëndron pas produkteve të tyre.

“Natyrshëm, duke pasur parasysh se teknologjia është një pjese e rëndësishme e pajisjeve që PMI prodhon, ne jemi akoma më të kujdesshëm që të mbrojmë konsumatorët tanë nga çdo sulm kibernetik. Edhe nëse arrihet në zemër të programeve që pajisja përdor, PMI ka bërë të mundur që kjo copëz informacioni të mos përdoret dot nga persona që duan ta kopjojnë ose përdorin për qëllime të tyre përfituese”, theksoi Cattoni. Kjo deklaratë vinte edhe si përgjigje ndaj tentativave të ‘hackers’ për të ndërhyrë në sistemin e pajisjeve me ngrohje nga PMI.

Misioni ndërkombëtar i kësaj kompanie është zëvendësimi i cigareve me alternativa të reja. Kështu duhanpirësit që vendosin të vazhdojnë të konsumojnë nikotinën, mund ta bëjnë atë duke reduktuar sa më shumë dëmin e shkaktuar nga djegia. Kjo mision ka kërkuar zgjidhje inovative të bazuar në hulumtim shkencor dhe teknologji të avancuar.

Edhe Drejtori i Konsumit dhe President i Produkteve Pa tym të PMI, Stefano Volpetti, deklaroi se është përgjegjësia e industrisë për të sjellë ide novative përpara: “Kështu ne mund të përmbushim detyrën që kemi ndërmarrë për një të ardhme pa tym”.

 


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *