Sign In

Blog

Latest News
Skandalet e përgjimeve tek iPhone nga grupi i kibernetik izraelit

Skandalet e përgjimeve tek iPhone nga grupi i kibernetik izraelit

Një grup studiuesish nga Universiteti i Toronto ka bërë të ditur shifrat e tyre pasi kanë zbulo programin e infiltrimit në pajisjet e aktivistëve meksikanë të të drejtave të njeriut.

Ata raportuan se agjencia izraelite e sulmeve kibernetike NSO ka kryer të paktën tre sulme të tipit “zero click” ndaj celularëve iPhone të anëtarëve të shoqërisë civile vitin e kaluar.

Studiuesit e grupit Citizen Lab kanë bërë të ditur gjetjet e tyre ku flitet për gamën e gjerë të veprimit të NSO, pas infektimit të celularëve të të paktën dy aktivistëve në Meksikë në vitin 2022.

Programi i grupit NSO, Pegasus, mund të infiltrohet në pajisjet përmes një mesazhi teksti që përdoruesi klikon, ose më së fundi përmes sulmeve të tipit “zero-click”.

Ndërhyrjet bëhen për të monitoruar çdo informacion në celularin e përdoruesit.

Në sulmet e identifikuara nga Citizen Lab ishin shënjestruar pajisjet iOS 15 dhe iOS 16, për të cilat thanë se kishin njoftuar kompaninë Apple, me qëllim përmirësimet për të shmangur ndërhyrjet.

NSO Group është një agjenci mbikëqyrjeje izraelite e ministrisë së mbrojtjes, thotë Citizen Lab i Universitetit të Toronto, të cilët kanë studiuar gjerësisht Pegasus.

Citizen Lab tha se zbuloi fillimisht sulmet gjatë hetimit të anëtarëve të OJQ-ve meksikane ‘Red en Defensa de los Derechos Digitales’ ose RD3, teksa ekzaminonte celularët e aktivistëve të të drejtave të njeriut.

“Koha e ndërhyrjeve korrespondonte me aktivitete të rëndësishme të organizatës dhe sugjeron se operatori i Pegasus kërkonte të depërtojë duke ndaluar punën e organizatës në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut nga ushtria meksikane”, thuhet në raport.

‘Centro PRODH’ është një grup ligjor meksikan për të drejtat e njeriut dhe heton një rrëmbim masiv të dhjetra stundentëve në Meksikë në vitin 2015.

Një nga celularët e infektuar i përkiste kreut të grupit Centro PRODH, Jorge Santiago Aguirre Espinosa, për të cilin Citizen Lab tha se ishte kompromentuar të paktën tre herë prej vitit 2016.

I dyti ishte ai i anëtares së Centro PRODH, María Luisa Aguilar Rodríguez, që ishte infektuar teksa raportonte për shkeljet e të drejtave nga ushtria e Meksikës.

Sipas një raportimi të rrjetit Washington Post, Meksika ka qenë “një klient i rregullt i grupit kibernetik NSO”.

Zyrtarët izraelitë të NSO mohojnë shkeljet e ligjit ose shërbimet e spiunazhit për qeveritë në botë, duke thënë se Pegasus është krijuar vetëm kundër “kriminelëve dhe terroristëve”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *