Sign In

Blog

Latest News
Siguria e rrjetit në One Telecommunications

Siguria e rrjetit në One Telecommunications

Zhvillimet teknologjike shkaktojnë transformime edhe në jetën tonë. Ato kanë gjithashtu edhe një ndikim gjithnjë e më të madh në aktivitetet tona të përditshme duke na bërë edhe më të prirur ndaj tyre. Megjithatë, në përkrahje të shumë të mirave, çdo përparim teknologjik sjell edhe sfida të reja.

Qendra Protik me mbështetjen e One Telecommunications organizoi një tryezë të rrumbullakët për të theksuar vështirësitë dhe mundësitë në lidhje me sigurinë gjatë shfletimit në internet, për të ulur kërcënimet. Menaxheri i Sigurisë së Informacionit të One Telecommunications, Elvis Prifti, ishte prezent në panel për të ndajtur përvojën e tij dhe sfidat që duhet të adresojë një operator telefonik.

“Me përparimin e teknologjisë, sfidat që hasin korporatat e shërbimeve të komunikimit në rrjet përmirësohen gjithashtu. Por, a janë masat e marra vetëm nga sektori privat të mjaftueshme për të reduktuar rrezikun nga përdorimi i rrjetit?
Jo!

Politikat institucionale luajnë një rol të rëndësishëm që ndihmon si rregullator dhe kultura e nevojshme që duhet të ketë të gjithë përdoruesit e shërbimeve të ofruara nga këto korporata, – deklaroi Elvisi. Sjellja e njerëzve është faktori më i rëndësishëm që eksponon ose mbrojt individët dhe sjellja e duhur mësohet me kalimin e kohës, nëse të gjitha palët kontribuojnë në ndërgjegjësimin e publikut.”

Konkluzionet e arritura në këtë takim ishin se korporatat duhet të ofrojnë gjithmonë shërbime të sigurta dhe të standardizuara; institucionet duhet të ofrojnë politika që sanksionojnë dhe ndihmojnë korporatat të zbatojnë standardet e duhura të sigurisë dhe privatësisë. Gjithashtu, institucionet duhet të zhvillojnë programe specifike të aplikueshme për të gjitha grupmoshat, për të sensibilizuar sa më shumë njerëz për rreziqet që vijnë nga qasjet e pakontrolluara në internet.

ONE, si pjesë e CLEAN NETWORK, rikonfirmon edhe një herë pozicionin e saj në treg si një prej pioniereve të kësaj nisme. Ofrimi i shërbimeve dhe produkteve të cilat do të jenë të thjeshta, të shpejta në aksesim dhe të sigurta, do të jenë gjithmonë prioritet i ONE Telecommunications.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *