Sign In

Blog

Latest News
Shqipëria: Pionier në digjitalizim në rajon!

Shqipëria: Pionier në digjitalizim në rajon!

Në datën 21 tetor, në Tiranë u prit vizita e njeriut më influent në botë në fushën e qeverisjes digjitale, Shefit të Informacionit të Estonisë, Z. Siim Sikkut.

Kjo u realizua falë IuteCredit Albania, kompania e financave me prejardhje estoneze, e cila organizoi konferencën “Shoqëritë digjitale: përvoja estoneze në Shqipëri”, si një kontribut për vendin dhe shoqërinë shqiptare drejt rrugës së digjitalizimit, por edhe si ndihmë ndaj sulmeve të fundit kibernetike që vendi po kalon.

Siim Sikkut shprehu se, megjithatë vendi ynë mund të ndjehet prapa krahasuar me Estoninë, revolucioni i filluar me e-Albania dhe digjitalizimi i shërbimeve financiare, i jep situatë mjaft optimiste.

Për sa i përket sulmeve kibernetike, Sikkut deklaroi se Shqipëria ka një avantazh: duke qenë anëtare e NATO, mbështetja dhe infrastruktura digjitale që ajo mund të aksesojë në rast sulmi, i jep siguri të shtuara vendit tonë për të ecur para me digjitalizimin total të shërbimeve.

Të pranishëm në konferencë ishte edhe Bashkëthemeluesi dhe Drejtorin Ekzekutiv i IuteCredit Group, Grupi ndërkombëtar i mikrofinancave me prejardhje estoneze, Z. Tarmo Sild, i cili paraqiti risitë më të fundit që platforma IuteCredit ofron për të gjithë klientët e tyre dhe planet e Grupit për investimet në Shqipëri. Një përvojë tjetër u ofrua edhe nga Z. Tarmo Tikerpae, Menaxheri Inxhinierik i Të Dhënave & Analizave në IuteCredit, i cili shpjegoi impaktin e zhvillimeve digjitale të Estonisë, në jetën e tij si individ, profesionist por edhe si familjar.

Kjo konferencë solli së bashku miqtë nga Estonia me përfaqësues nga institucionet shtetërore shqiptare si Z. Denis Derralla nga Banka e Shqipërisë, Zëvendës Kryetaren e Bashkisë Tiranë, Znj. Anuela Ristani, Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë & Financave, Z. Eduard Shalsi, Zëvendës Ministrin e Financave Z. Besart Kadia dhe Drejtoren e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Certifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Znj. Vilma Tomco.

Në mbyllje të konferencës, përvoja e ndarë nga të gjitha palët u cilësua edhe si një takim i parë i një mundësie bashkëpunimi më afatgjatë, ku Shqipëria shfrytëzon maksimalisht potencialin e saj për të revolucionarizuar shërbimet publike dhe praktikat ekonomike.

Konferenca u ndoq me shumë interes edhe nga studentë dhe akademikë të Fakulteteve të Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike dhe të komunikimit nga Universitete private dhe publike.

FOTO GALERI
1/3


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *