Sign In

Blog

Latest News

Samsung Smartwatch: Matja e presionit të gjakut

Smartwatch-i i Samsung tashmë mund të vlerësojë edhe lartësinë e gjakut. Njoftimin e bëri të ditur vetë kompania e cila paraqiti aplikacionin Samsung Monitor Health që lejon orës ”Galaxy Watch Active2” të shfaqë lartësinë e gjakut të përdoruesit.

Për tani, ky aplikacion gjendet në dispozicion vetëm në Korenë e Jugut, por më vonë, mund të arrijë edhe tek të tjerë. Për të vlerësuar tensionin, përdoruesit në fillim duhet të lidhin orën e zgjuar me një matës tradicional.

Pasi të kenë përfunduar, ora do të përdorë sensorin e rrahjeve të zemrës për të përcaktuar lartësinë e gjakut. Aplikacioni i Samsung për të monitoruar shëndetin gjithashtu do të mundësojë edhe të kryejë elektrokardiogramë, një funksion që gjendet tashmë te Apple Watch.

Elektrokardiograma do të jetë në dispozicion në tremujorin e tretë, përmes një përditësimi, por edhe në këtë rast, fillimisht risia do të jetë e kufizuar për personat në Korenë e Jugut.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *