Sign In

Blog

Latest News
Roboti Dirigjent: Deshtimi në Korenë e Jugut

Roboti Dirigjent: Deshtimi në Korenë e Jugut

Një android automatik, EveR 6 u ngrit në skenën e dirigjentit në Seul të premten për të drejtuar një performancë të orkestrës kombëtare të Koresë së Jugut.

Automati me dy krahë, i krijuar nga Instituti Korean i Teknologjisë Industriale, bëri debutimin e tij në Teatrin Kombëtar të Koresë, sipas CNN.

Roboti, me një fytyrë humane, fillimisht u përkul para audiencës dhe filloi të tundte krahët për të kontrolluar tempin e shfaqjes live.

Choi Soo-yeoul, i cili drejtoi performancën e së premtes së bashku me robotin, tha, “Lëvizjet e një dirigjenti janë shumë të detajuara. Roboti mundi të realizonte lëvizje të detajuara shumë më mirë nga sa e kisha imagjinuar.”

Por “dobësia” e EveR 6, tha Choi, është se nuk mund të dëgjojë.

Lee Young-ju, i cili studion muzikën tradicionale koreane, tha se roboti ishte i saktë, por mungonte “fryma”, ose aftësia për ta mbajtur orkestrën me energji dhe të bashkuar gjë që ishte thelbësore në performancë, sipas tij.

Roboti humanoid drejtoi tre nga pesë pjesët e së premtes në mbrëmje, duke përfshirë një të realizuar së bashku me Choi.

“Ishte një recital që tregoi se robotët dhe njerëzit mund të bashkëjetojnë dhe plotësojnë njëri-tjetrin, në vend që njëri të zëvendësojë tjetrin”, tha Choi pas koncertit.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *