Sign In

Blog

Latest News
Revolucioni teknologjik: Në takim të të gjallëve dhe të vdekurve

Revolucioni teknologjik: Në takim të të gjallëve dhe të vdekurve

Nuk ka vuajtje më të thellë në tokë se humbja e një personi të dashur, përfshirë fëmijën, sidomos kur bëhet fjalë për një vogëlushe të mahnitshme 7 vjeçare, e quajtur Nayeon, që humbi jetën pas një sëmundjeje të pavullnetshme.

Por realiteti virtual mund edhe të bëjë mrekulli. Nëna e saj, Jang, ka arritur ta përqafojë atë sërish, tre vjet pas, falë një palë syzeve VE, brenda një ambienti digjital të krijuar për dokumentarin “Munda të të ritakoja” të një televizioni koreano-jugor Munhwa Broadcsting.

Përballë dhimbjes së të atit dhe vëllezërve, Nayeon u shfaq në formën e saj digjitale para syve mosbesues të nënës, që kaloi me të një ditë të tërë, duke arritur madje edhe të fryjë me të qirinjtë për ditëlindjen e saj, brenda një skenari që ngjasonte me parajsën në tokë. Nëna ka mundur ta shohë të bijën të buzëqeshur, të flasë me të, në një fund të ngarkuar me emocione dhe lot, ku vogëlushja i jep të ëmës një lule të bardhë dhe më pas e zë gjumi pranë saj, duke çliruar nga kraharori flutura të bardha.

Pra, teknologjia hap dyert për një dimension të ri, të pa eksploruar; atë në të cilin një udhëtim i thjeshtë virtual, mbush zbrazëtinë e plagosur që ka shkaktuar humbja e një personi të dashur, duke rikrijuar një kënd të vogël lumturie, në të cilin ne të vdekshmit, mundemi akoma ti tregojmë të dashurve tanë, atë që nuk kemi mundur të dëshmojmë.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *