Sign In

Blog

Latest News
Rekord fluturimi: Nju Jork – Londër për nën 5 orë!

Rekord fluturimi: Nju Jork – Londër për nën 5 orë!

Një aeroplan i British Airways, ka thyer regjistrin për udhëtimin më të shpejtë të kohërave mes Nju Jorkut dhe Londrës, duke arritur shpejtësinë e mbi 1287 kilometra në orë.

Avioni Boeing 747 fluturoi gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës dhe arriti në destinacion në katër orë e 56 minuta, ndërsa stuhia Ciara i ishte drejtuar mbretërisë së bashkuar.

Fluturimi ishte shumë më i shpejtë se zakonisht me erën që e kalonte shpejtësinë e 321 km në orë – thanë ekspertët.

Avioni u ul në aeroportin Heathrow në orën 4.43 minuta, thuajse dy orë më herët nga sa ishte planifikuar. Shpejtësia maksimale e tij në fluturim ishte 1327 km në orë sipas Flightradae24, një shërbimi të gjurmimit online të fluturimeve.

Platforma vlerëson se koha mesatare që i duhet një avioni të përshkojë distancën mes Londrës dhe Nju Jorkut është gjashtë orë e 13 minuta. Por aeroplani i British Airways, e bëri këtë për dy orë më pak duke thyer edhe rekordin e një aeroplani airbus A 350 të Virgin, udhëtimi i të cilit në të njëjtën distancë kish zgjatur disa minuta më shumë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *