Sign In

Blog

Latest News
Propozimi i Elon Musk për Mark Zuckerberg

Propozimi i Elon Musk për Mark Zuckerberg

Një portal i lajmeve satirike BabylonBee ka njoftuar se miliarderi i teknologjisë Elon Musk i ka propozuar Mark Zuckerberg-ut 1 miliard dollarë për të ndryshuar emrin e Facebook, në “Faceboob”.

Musk-ut me sa duket ky artikull i ishte dukur komik dhe kështu e kishte rishpërndarë në llogarinë e tij në X duke shkruar: “Do të ishte emër shumë më i mirë”.

Raportimi satirik nga BabylonBee me sa duket vjen pasi Musk ditë më parë kishte thënë se do të ishte i gatshëm t’i ofronte uebfaqes Wikipedia 1 miliard dollarë, nëse kjo uebfaqe do të ndërronte emrin në “Dickpedia”. Rivaliteti midis Musk dhe Zuckerbergut ka qenë tema e bisedave në rrjetet sociale sidomos në kohën kur të dy kishin dhënë indikacione se do të zhvillonin një luftë në kafaz, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

Së fundmi, rikujtojmë se Musk ka theksuar se X mund të ndalojë së qeni i qasshëm në Evropë për të shmangur rregulloren e re të miratuar nga Komisioni Evropian. Musk është bërë gjithnjë e më i frustruar me detyrimin për t’u pajtuar me Aktin e Shërbimeve Digjitale, tha një person i njohur me kompaninë. Personi shtoi se miliarderi i Tesla, i cili bleu Twitter një vit më parë për 44 miliardë dollarë dhe e riemërtoi atë në X, kishte diskutuar thjesht për heqjen e disponueshmërisë së aplikacionit në rajon ose bllokimin e përdoruesve në Bashkimin Evropian nga qasja në të.

Kjo do të ishte e ngjashme me mënyrën se si Meta po bllokon njerëzit në Evropë që të përdorin aplikacionin e saj të ri, Threads. Nga ana tjetër, Elon i ka thënë stafit të Twitter-it se vlera e kompanisë së mediave sociale ka rënë në 19 miliardë dollarë, duke shënuar një ulje të konsiderueshme nga 44 miliardë dollarë që ai pagoi për kompaninë vitin e kaluar. Shifra e re doli në një memorandum të brendshëm që parashtronte planet për t’i dhënë punonjësve kapitalin e vet në biznes me 45 dollarë për aksion, siç u raportua fillimisht nga Fortune.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *