Sign In

Blog

Latest News
Privatësia e plotë: Instagram dhe Facebook

Privatësia e plotë: Instagram dhe Facebook

Rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram, kanë njoftuar se kanë planifikuar të lejojnë individët të fshehin pëlqimet në një postim.

Të dyja platformat do t’i lejojnë përdoruesit të anashkalojnëplotësisht butonin ‘like’ (pëlqej) ose thjeshtë t’i mbajnë shifrat e pëlqimeve për vete, tha shefi i Instagram-it, Adam Mosseri.

Individëve do t’ju mundësohet të vendosin nëse dëshirojnë t’i bëjnë publike pëlqimet apo jo“, tha Mosseri në një konferencë për media, raporton AFP.
Ai tha se pret që publikuesit e rinj të kundërshtojnë më shumë këtë masë, pasi ata zakonisht përpiqen të rrisin popullaritetin e tyre, duke treguar se sa njerëz i pëlqejnë postimet e tyre.
Instagram e ka testuar këtë opsion prej disa kohësh tashmë.

Gjatë testimit të këtij opsioni u dëshmua se disa njerëz postuan më shumë kur u hoq mundësia për të shfaqur pëlqimet, pasi ndihen se nuk gjykohen nga përdoruesit tjerë, tha Mosseri.

“Fiksimi” pa shifrave të pëlqimeve mund të shihet si status social nga disa njerëz dhe kjo shkakton problem për shëndetin mendor. Disa ekspertë thonë se kërkimi i madh për “pëlqime” mund të krijojë varësi dhe të ketë efekte shkatërruese, veçanërisht për të rinjtë.

Facebook tha se ka punuar me ekspertë për të kuptuar se si ndryshimet e këtij modeli të fshehjes së pëlqimeve, që është testuar nga Instagram, mund të mbështesë mirëqenien e përdoruesve./ REL


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *