Sign In

Blog

Latest News

Ndryshime drastike në përcjelljen e mesazheve

WhatsApp deklaron se ka vërejtur një zvogëlim prej 70% të mesazheve të nxitura (forwarded), të cilat mund të përhapin informacion të rremë në lidhje me pandeminë COVID-19.

Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që njerëzit të shmangen përhapjes së lajmeve të rreme.

WhatsApp dy javë më parë ndaloi që përdoruesit individë të dërgonin një mesazh më shumë se pesë herë dhe bllokoi postimin në shumë grupe në një kohë. Por sipas ekspertëve ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër lajmeve të rreme për pandeminë COVID-19.

“WhatsApp është e përkushtuar për të luftuar përhapjen e mesazheve virale. Ky ndryshim po ndihmon në mbajtjen e WhatsApp si një platformë për biseda personale dhe private”- tha një zëdhënës i platformës së mesazheve.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *