Ndalimi i Tik Tok në celularët e punonjësve të administratës italiane
Shefi i Departamentit të Administratës Publike në Itali deklaroi gjatë një bisede se do të merret menjëherë një vendim për largimin e aplikacionit Tik Tok nga telefonat e të gjithë punonjësve të administratës publike.
Ai shprehu se po vlerësojnë risket reale në lidhje me sigurinë kombëtare. Aplikacioni kinez Tik Tok është në qendër të dyshimeve, si në Bruksel dhe në Uashington.
Kërkesa nga Brukseli mund të kthehet në një urdhër edhe në Itali. Pas kërkesës zyrtare të Komisionit të BE-së drejtuar punonjësve të saj për të fshirë aplikacionin TikTok nga telefonat e tyre celularë “për të mbrojtur të dhënat tona”, sipas lajmërimit të gazetës Repubblica, qeveria italiane do të ishte gati të niste një hetim për aplikacionin TikTok.
Në diskutim është edhe opsioni i bllokimit të aplikacionit kinez në pajisjet e të gjithë punonjësve të shtetit.
Në ditët e fundit, Komisioni Evropian kishte kërkuar punonjësve të tij që të fshinin aplikacionin nga telefonat e tyre celularë deri më 15 mars, duke bërë referencë në “shqetësimet e sigurisë” të të dhënave.
Hello.al