Sign In

Blog

Latest News
Nasa rikthehet në Voyager 2: kontakt 12 miliardë milje larg

Nasa rikthehet në Voyager 2: kontakt 12 miliardë milje larg

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka deklaruar se ka ristabiluar kontaktet me sondën e saj hapësinore Voyager 2, e cila ka qenë duke udhëtuar në hapësirë që prej gushtit 1977.

Inxhinierët kanë dërguar një seri komandash në valë radio për Voyager 2 me anë të një antene gjigande, që ishte fikur për rindërtim që prej marsit.
Voyager 2 i ka marrë sinjalet dhe ka ekzekutuar urdhrat, thanë shkencëtarët, megjithëse është më shumë se 11.6 miliardë milje larg tokës.
Ata thanë se distanca është kaq e madhe sa që për të marrë përgjigjen e komandave u nevojiten 35 orë.

“Ajo që e bën këtë detyrë unike është fakti se po punojmë në të gjitha nivelet me antenën. Ky test komunikimi me Voyager 2 na tregon se gjërat janë në binarë sa i përket punës që po bëjmë”.

Mes përmirësimeve të bëra në antenën satelitore të quajtur DSS43 në Australi, janë shtimi i dy transmetuesve radio.

Këta të fundit nuk ishin zëvendësuar prej 47 vjetësh, por tashmë pritet të hyjnë në funksion në shkurt 2021.

Që prej fikjes së pjatës gjigande satelitore, operatorët kishin vetëm disa të dhëna të mbërritura nga Voyager 2, por nuk mund të jepnin urdhrat për të.

“Antena DSS43 është një sistem shumë i specializuar. Vetëm dy të tilla janë në botë dhe mbyllja e saj për gati një vit ishte sfiduese për Voyager dhe misione të tjera të NASA,” tha Philip Baldëin, menaxher operacionesh i NASA.

Përveç kontakteve me Voyager 2, riparimet e antenës do të përdoren edhe për misionet e ardhshme në planetin Mars.

Me të do të drejtohet sonda kërkuese në Planetin e Kuq, e cila do të kërkojë për fosile dhe do të dërgojë një dron për pamje dhe mostra ajrore.

FOTO GALERI
1/3


Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka deklaruar se ka ristabiluar kontaktet me sondën e saj hapësinore Voyager 2


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *