Sign In

Blog

Latest News
Meta Chat – Eksplorimi me IA për përdoruesit

Meta Chat – Eksplorimi me IA për përdoruesit

Meta Platforms po përgatitet të hedhë në treg një varg chatbot-ash me inteligjencë artificiale që shfaqin karaktere të ndryshme duke filluar që nga shtatori.

Meta ka krijuar figura të veçanta për chatbot që mund të zhvillojnë biseda njerëzore me përdoruesit e saj. Ndryshimet vijnë në një kohë kur kompania përpiqet të rrisë angazhimin e saj me platformat e mediave sociale.

Financial Times raporton se në raportin e publikuar gjigandi i mediave sociale me bazë në Kaliforni po eksploron madje një chatbot që flet si Abraham Lincoln dhe një tjetër që këshillon opsionet e udhëtimit në stilin e një sërfisti.

Qëllimi i këtyre chatbot-ëve do të jetë ofrimi i një funksioni të ri kërkimi si dhe ofrimi i rekomandimeve.

Raporti vjen pasi drejtuesit e Meta janë duke u fokusuar në rritjen e ruajtjes së aplikacionit të saj të ri të bazuar në tekst Threads, pasi aplikacioni humbi më shumë se gjysmën e përdoruesve të tij në javët pas prezantimit të tij më 5 korrik.

Kompania është duke u rikthyer pas disfatave të vitit 2022, ndërsa fokusin e kanë përqëndruar në përparimin e inteligjencës artificiale.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *