Sign In

Blog

Latest News
Mbrojtesi i Bidenit në Europë/ Anti-droni i pamposhtur!

Mbrojtesi i Bidenit në Europë/ Anti-droni i pamposhtur!

Agjentët belgë të sigurisë kishin dy armë të fuqishme në duart e tyre gjatë kohës kur në Bruksel ndaloi presidenti amerikan, Joe Biden, si pjesë e turit të tij në Europë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte një vizitë me princin Philippe të Belgjikës, në pallatin Mbretëror dhe aty u panë agjentë federalë belgë të pajisur me një armë anti-dron që mund të neutralizojë gjithçka, duke nisur që nga përpjekjet kundër jetës së presidentit e deri tek fotot nga ajri, ndërsa bllokon dhe transmetimet që përdorin frekuencat radiofonike me qëllimin të ndërpresë komunikimin mes dronëve armiq dhe operatorëve të tyre.

Thuhet se arma e prodhuar nga kompania australiane DroneShield, mund ta detyrojë një dronë të ndryshojë rrugën e fluturimit e të kthehet mbrapsht nga aty ku u nis, por nuk funksionon ndërkohë mbi mjetet fluturuese autonome të cilat nuk janë të lidhura me kontrollorët e tyre përmes një kanali komunikimi. Arma australiane është e pajisur me një bateri lituimi që vetë karikohet e po përdoret edhe nga ushtria amerikane, forcat ajrore të SHBA-së dhe shërbimet e inteligjencës.

Agjentët belgë ishin pajisur dhe me një sistem të dytë, të quajtur Skywall Patrol, i cili lëshon predha te vogla duke përdorur ajër të kompresuar.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *