Sign In

Blog

Latest News
Marrëveshja e madhe e prodhimit në SHBA për Apple

Marrëveshja e madhe e prodhimit në SHBA për Apple

Apple bën të ditur se ka arritur një marëveshje me prodhuesin e komponentëve Broadcom për të përdorur më shumë pjesë të prodhuara në SHBA.

Sipas marëveshjes afatgjatë, dy kompanitë amerikane do të zhvillojnë komponentë për pajisjet 5G që do të projektohen dhe prodhohen në Amerikë.

Apple njofton se marrëveshja është pjesë e një plani të bërë i njohur në 2021 për të investuar 430 miliardë dollarë në ekonominë amerikane.

Kjo marëveshje vjen pasi një grindje tregtare e fokusuar në industrinë e teknologjisë është acaruar midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Mosmarrëveshja e gjatë ka çuar në vendosjen e një sërë masash kundër industrisë së prodhimit të komponentëve elektronikë në Kinë dhe të investojë miliarda dollarë për të promovuar sektorin e gjysmëpërçuesve të Amerikës.

Apple gradualisht ka diversifikuar zinxhirët e saj të furnizimit, duke prodhuar më shumë pajisje në vende si India dhe Vietnami.

Vitin e shkuar, Apple njoftoi se do të blinte gjysmëpërçues nga një fabrikë e re që po ndërtohet në shtetin amerikan të Arizonës nga gjigandi tajvanez i prodhimit të komponentëve TSMC.

Në vitin 2022, Apple gjithashtu njoftoi planet për të prodhuar iPhone 14 në Indi, një moment historik i rëndësishëm në strategjinë e kompanisë për të diversifikuar prodhimin jashtë Kinës.

Ky veprim zgjeroi operacionet e prodhimit të kompanisë në Indi, ajo ka prodhuar iPhone në shtetin jugor të Tamil Nadu që nga viti 2017.

Tensionet midis SHBA-së dhe Kinës janë përshkallëzuar në muajt e fundit.

Në fillim të kësaj jave, Kina njoftoi se produktet e prodhuara nga gjigandi amerikan i komponentëve të memorjes Micron Technology ishin një rrezik për sigurinë kombëtare, në lëvizjen e parë të madhe të Pekinit kundër një prodhuesi amerikan të komponentëve elektronikë.

Rregullatori i hapësirës kibernetike të vendit njoftoi të dielën se prodhuesi më i madh amerikan i komponentëve të memorjes paraqet “rreziqe serioze të sigurisë së rrjetit”.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *