Sign In

Blog

Latest News
Logot e Gabuara dhe iPhone i Ri për 2,700 $

Logot e Gabuara dhe iPhone i Ri për 2,700 $

Nuk është shpesh të vësh re ndonjë gabim prodhimi në një telefon iPhone, por duket se te disa iPhone 11 Pro logoja nuk ka qenë e vendosur siç duhet.

Fotot e postuara në Twitter treguan pjesën e pasme të një iPhone 11 Pro nga dy këndvështrime. Defekti duket se është në vendosjen dhe këndin e logos së Apple, e cila zakonisht qëndron në qendër të panelit në pjesën e pasme, por në këtë rast ka pozicionim më të djathtë.

Një gabim i rrallë, me një shans “1 në 100 milionë” që të ndodhë për shkak se pajisja kalon përmes procesesh tejet të rrepta të garantimit të cilësisë përpara se të mbërrijë tek klienti. Sipas Internal Archive, iPhone me logon e gabuar është shitur për 2700 dollarë, shumë më tepër nga sa shitet normalisht këto ditë një 11Pro.

Një ndodhi e ngjashme ka përfunduar në vitin 2015, kur një gabim prodhimi e bëri që një iPadPro të kishte pjesën e pasme në ngjyrë të argjendë, ndërsa butonin në ngjyrë të arta, një kombinim i rrallë ngjyrash për një pajisje të tillë.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *