Sign In

Blog

Latest News
Kina ndalon internetin natën për të miturit

Kina ndalon internetin natën për të miturit

Fëmijët nën 18 vjeç në Kinë nuk do të mund të hynë më në internet në telefonat e tyre celular gjatë natës dhe koha e tyre online gjatë ditës do të jetë e kufizuar, sipas legjislacionit të ri kundër varësisë ndaj internetit.

Bazuar në këto kufizime, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 2 shtator asnjë i mitur në Kinë nuk do të mund të hyjë në internet nëpërmjet një celulari nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit .

Përveç kësaj, do të vendoset gjithashtu një sistem për të kufizuar kohën ditore të shpenzuar në internet: adoleshentët e moshës 16-17 vjeç do të mund të jenë online për dy orë, krahasuar me vetëm 40 minuta për fëmijët nën 8 vjeç.

Kina është një nga vendet që po zbaton masat më të rrepta në botë për kufizimin e internetit te fëmijët.

Nga viti 2021, ajo kufizoi sasinë e kohës që fëmijët mund të shpenzojnë duke luajtur online në ditë. Kina gjithashtu rriti aprovimet për lojërat e reja të videos, duke shkaktuar trazira në mesin e shumë kompanive në këtë sektor./ tar


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *