Sign In

Blog

Latest News
“Kanada cenzuron lajmet! Shqiptarët kundërshtojnë kufizimet!” 🚫🗞️ #LiriaEVlerës #KundërCenzurës #LuftaPërLirinë eInformacionit

“Kanada cenzuron lajmet! Shqiptarët kundërshtojnë kufizimet!” 🚫🗞️ #LiriaEVlerës #KundërCenzurës #LuftaPërLirinë eInformacionit

Kompania Meta, e cila është pronësia e Facebook dhe Instagram, njoftoi se synon të kufizojë lajmet në platformat e saj për qytetarët kanadezë, veprim ky i pasuar pas miratimit të një ligji të kontrovershëm për lajmet në internet nga parlamenti i Kanadasë.

Nisma ligjore e cila i obligon platformat e mëdha teknologjike të kompensojnë botuesit e lajmeve për përmbajtjen e postuar në faqet e tyre. Meta dhe Google kishin filluar të testojnë kufizimin e qasjes tek lajmet për një pjesë të përdoruesve kanadezë. Një ligj i ngjashëm bëri në 2021-shin, edhe australianëve t`i ndalohet shpërndarja dhe leximi i lajmeve në Facebook.

Ligji për lajmet në internet i miratuar një ditë më parë në Kanada vendos rregulla që detyrojnë platformat si Meta dhe Google të zbatojnë marrëveshje tregtare dhe të paguajnë organizatat mediatike për përmbajtjen e tyre. Meta tha në një deklaratë se “ligji ka çështje parimore dhe injoron realitetin e operacioneve të këtyre platformave”.

“Një kuadër legjislativ që na detyron të paguajmë për linqet dhe përmbajtjet të cilat ne nuk i postojmë dhe që nuk janë arsyeja pse shumica dërrmuese e njerëzve i përdorin platformat tona, nuk është as i qëndrueshëm dhe as i zbatueshëm”, tha një zëdhënës i kompanisë për Reuters.

Argumenti i qeverisë kanadeze është se ligji i lajmeve në internet është i domosdoshëm “për të rritur drejtësinë në tregun kanadez të lajmeve dixhitale” dhe për t’i lejuar mediat në vështirësi të “sigurojnë kompensim të drejtë” për lajmet dhe linqet e shpërndara nëpër platforma.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *