Sign In

Blog

Latest News
Fosili ihtiozaurit, 10 metra gjatësi, 1 ton peshë

Fosili ihtiozaurit, 10 metra gjatësi, 1 ton peshë

Në Mbretërinë e Madhe është identifikuar fosili i madh i një kafshë detare të lashtë, i njohur si ihtiozauri.

Gjatësia e këtij fosili arrin dhjetë metra, ndërsa koka peshon një ton, kjo është përmasa e fosilit të një zvarraniku detar, i njohur si ihtiozauri, i cili është zbuluar së fundi nga shkencëtarët britanikë në një zonë e mbrojtur në East Midlands.

Kjo është fosili më i madh dhe më i plotë i këtij lloji që është gjetur ndonjëherë në Mbretërinë e Madhe, raportuan mediat britanike.

Großbritannien Rutland Nature Reserve | Ichthyosaurier-Fossil

Ai u zbulua gjatë zhvillimeve rutinë të një pjese të rezervuarit të Rutlandit dhe është rreth 180 milionë vjet i vjetër. “Ky është një zbulim me rëndësi të madhe, jo vetëm në nivel vendi, por edhe në arenën ndërkombëtare, si dhe për komunitetin lokal të Rutlandit dhe përreth tij,” bëri të ditur Dr. Mark Evans, një shkencëtar pranë British Antarctic Survey.

Großbritannien Rutland Nature Reserve | Ichthyosaurier-Fossil

Fosile të kafshëve detare të njohura si ihtiozaurë janë zbuluar në Angli që në fillim të shekullit të 19-të në bregun e Dorset në Kanalin e la Manshit./ DW


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *