Fitim rekord për 2020: Vit i mbarë për kompaninë! 🎉 #fitimrekord #sukses #2020
Gjiganti Twitter ka njoftuar të ardhurat e tij të rekorde për çerekun e fundit të vitit 2020, duke shënuar atë që shefi ekzekutiv, Jack Dorsey e ka vlerësuar si një “vit të pazakonshëm” për platformën.
Ky rrjet social ka thënë se të hyrat i janë rritur për 28 për qind, ose në 1.29 miliard dollarë, në krahasim me çerekun e fundit të vitit 2019.
Në janar të këtij viti, Twitter ka bllokuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump nga kjo platformë. Twitter ka marrë këtë vendim pas trazirave në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar, si pasojë e të cilave mbetën të vdekur pesë persona. Analistët kanë thënë se kjo gjë mund të ketë ndikim në këtë çerek në të hyrat e kompanisë.
“Ne jemi platformë që është evidentisht shumë më e madhe sesa një temë apo një llogari,” ka thënë Dorsey. Ai ka thënë gjithashtu se 80 për qind e audienca e Twitter-it është jashtë Shteteve të Bashkuara. Kompania ka paralajmëruar se shpenzimet totale mund të rriten për të paktën 25 për qind këtë vit, pasi planifikon të rrisë stafin për 20 për qind. Twitter e ka përmbyllur vitin 2020 me më shumë se 5,500 punëtorë.
Hello.al