Sign In

Blog

Latest News
Ferrari Roma Spider: Teknologji nga Formula1, Stil dhe Fuqi

Ferrari Roma Spider: Teknologji nga Formula1, Stil dhe Fuqi

Prodhuesit klasikë italianë të makinave sportive kanë paraqitur së fundmi versionin e ri Ferrari, Roma Spider, që është ngjeshur me karakteristika të krahasueshme me modelin paraardhës Roma, por me një pamje më të avancuar.

Kur tavanit i hiqet, makinimi sportiv është si çdo Ferrari tjetër, i larmishëm, i shpejtë, emocionues, dhe i rafinuar.

Por Roma Spider duket se zëvendëson modelin Portofino M, po ashtu siç Portofino M zëvendësoi paraardhësin e tij, California T.

Çmimi i tij është $230 000, afërsisht 50 000 dollarë më i shtrenjtë se Roma.

Dy versionet kanë gamë të njëjtë teknike dhe performancë të ngjashme.

Motori është 3.9-litra, me turbo, valvula V8 që ofron 620 kuaj fuqi nga prapa makinës.

Mjeti ka një buton lloji F1 që e ndalon timonin në modalitet Sport, nëse zgjedhim opsionin e amortizatorëve për “rruge me gropa” duhet të mbajmë fort.

Makina ka shpejtësi të lartë dhe shumë nuk ndjejnë lëvizjen prej butësisë dhe fuqisë së motorit.

Karakteristikat e Formula1 në shumë aspekte të makinës, shtojnë kapjen e saj pas asfaltit duke e bërë më të sigurt për ecjen me tetë marshet e shpejtësisë.

Tavani i hapur është ndërtuar me pesë shtresa lëkure që eliminon zhurmën dhe përshtatet me veshjen e brendshme të karrigave.

FOTO GALERI
1/5

Prodhuesit klasikë italianë të makinave sportive kanë paraqitur së fundmi versionin e ri Ferrari, Roma Spider


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *