Sign In

Blog

Latest News
Fenomeni i rritjes së celularëve në vitin e parë

Fenomeni i rritjes së celularëve në vitin e parë

Në këtë vit, pritet që rreth 5.3 miliardë telefonash të merren dhe të hidhen në plehra pa u ricikluar.

Një vlerësim i Forumit Ndërkombëtar të Mbeturinave Elektrike dhe Elektronike tregoi se “e-mbeturat” do të shkaktojnë probleme mjedisore në rritje në të ardhmen, me një parashikim të shifrës së mbeturinave të hedhura pa u ricikluar në 5.3 miliardë celularë në vitin 2022.

Studimet tregojnë se shumë njerëz i mbajnë telefonat e tyre të vjetër në vend që t’i riciklojnë, ndërsa llogaritet se në mbarë botën ka 16 miliardë celularë. Sipas hulumtimit të kryer nga WEEE, vlerësohet se 5.3 miliardë celularë do të jenë hedhur pa u ricikluar në vitin 2022. E jo vetëm kaq!

Parashikohet se pirgu i mbeturinave elektrike dhe elektronike do të rritet me 74 milion tonë në vit deri më 2030. Mallrat elektrike të papërdorur, por funksionalë, vlerësohen të kenë një vlerë 5.63 miliardë paund në Mbretërinë e Bashkuar, dhe gjenden në shtëpitë e njerëzve.

Këto pajisje ofrojnë burime të vlefshme që mund të përdoren në prodhimin e pajisjeve të reja elektronike ose pajisjeve të tjera, si turbinat e erës, bateritë e makinave elektrike apo panelet diellore.

Sipas ekspertëve, riciklimi është thelbësor për të reduktuar emetimet e karbonit. Vetëm 17% e “e-mbeturinave” në mbarë botën riciklohen siç duhet, por OKB ka për qëllim ta rrisë këtë shifër në 30% deri në vitin 2023.

Drejtori i Përgjithshëm i WEEE-së, Pascal Leroy, vuri në dukje se duhen dhënë stimuj për të lehtësuar riciklimin, si ofrimi i kutive të grumbullimit në supermarkete dhe vendosja e kutive postare për të marrë pajisjet e vogla të prishura kur dorëzohen të reja e po ashtu për kthimin e mbeturinave të vogla elektronike.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *