Sign In

Blog

Latest News
Facebook kundër shtrembërimit të Holokaustit

Facebook kundër shtrembërimit të Holokaustit

Rrjeti social Facebook deklaroi se do të ndalojë postimet që mohojnë ose deformojnë Holokaustin.

Kreu i tij, Mark Zuckerberg gjithashtu shpjegoi se do të fillojë t’i udhëzojë njerëzit te burime autoritare nëse ata kërkojnë informacione për genocidin nazist. “Nëse njerëzit kërkojnë për Holokaustin në Facebook, ne do të fillojmë t’ju udhëzojmë te burime autoritare, për të marrë informacione të sakta”, u shpreh ai. Duke njoftuar masën e re, Zuckerberg theksoi se ai vetë ka luftuar për të mbrojtur fjalën e lirë dhe për të kufizuar përmbajtjen me urrejtje.

“Të heqësh vijat e duhura mes asaj që është dhe nuk është e pranueshme, nuk është e thjeshtë, por në gjendjen aktuale të botës, unë besoj se ky është ekuilibri i duhur”, ishte komenti i tij. Javën e kaluar, Facebook njoftoi se do të fshijë çdo grup ose faqe që identifikohet hapur me QAnon-in, një grup i teorive të konspiracionit, që beson se botën e drejtojnë “disa satanistë. Një masë e tillë vlen edhe për Instagramin.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *