Distancohuni me hashtag-in #KeepYourDistance
Për shumicën prej nesh distancimi social dhe izolimi në shtëpi në kuadër të masave të marra nga qeveria kundër përhapjes së Covid-19 në vendin tonë, nuk është aspak i thjeshtë.
Por, Instagrami ka gjetur zgjidhjen në mënyrë që orët tuaja të kalojnë më shpejt dhe më bukur. Tashmë kjo platformë sociale vjen me një opsion të ri i quajtur Co-Watching.
Në momentet kur të jeni në video-chat me miqtë tuaj në Instagram do të mund të shikoni ekrantin e njërit prej jush. Kjo vlen edhe për video-chatet e shumëfishta.
Praktikisht do të ndani me dikë apo me një grup miqsh gjatë videos atë çfarë ju ose personi tjëter ka në Instagram-in e tij duke e bërë këtë eksperiencë edhe më argëtuese.
Përmes Co-Watching ju do të mund të shihni postimet në feed të miqve tuaj, ato që ata kanë ruajtur dhe sugjerimet e vetë Instagramit.
Hello.al