Sign In

Blog

Latest News
Çipi i shpërndarjes së dritës: Nisma e Musk

Çipi i shpërndarjes së dritës: Nisma e Musk

Neuralink, firma e Elon Musk për implantet e trurit ka marrë miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të filluar hulumtimin e saj të parë klinik tek njerëzit, pas disa përpjekjeve të mëparshme të dështuara.

Bilionareshi megjithatë nuk u dorëzua, por vazhdimisht kishte parashikuar se firma e tij e çipave të trurit do ta siguronte më në fund miratimin e FDA-së për testet njerëzore. Aplikimet e kompanisë së tij ishin refuzuar për shkak të shqetësimeve të agjencisë mbi sigurinë e implantit eksperimental.

Problemet kryesore të evidentuara përfshinin baterinë e litiumit të pajisjes, mundësinë që telat e implantit të lëviznin brenda trurit dhe sfidën që paraqet nxjerrja e sigurt e pajisjes pa dëmtuar indet.

Musk insiston në përfitimet e implantit të trurit si trajtimi i situatave të rënda shëndetësore si paraliza dhe verbëria.

“Ky është rezultat i punës së jashtëzakonshme nga ekipi i Neuralink-ut në bashkëpunim të ngushtë me FDA-në dhe përbën një hap të parë të rëndësishëm që një ditë do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz”, tha kompania Neuralink përmes një postimi në Twitter të enjten. Neuralink shtoi se kompania nuk është ende e gatshme për një provë klinike.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *