Sign In

Blog

Latest News
Mutacioni gjenetik që heq dhimbjet

Mutacioni gjenetik që heq dhimbjet

Një variant gjenetik i rrallë është zbuluar që ofron mbrojtje kundër dhimbjeve të vazhdueshme, ndihmon në shërime të plagëve, dhe bën trupin praktikisht imun ndaj frikës dhe ankthit.

Varianti gjenetik, i cili prek një gjen të njohur si FAAH-OUT, u zbulua te një grua nga një grup studiuesish të udhëhequr nga James Cox i “Molecular Nociception”, të Institutit Wolfson për Kërkime Biomjekësore në Londër. Rezultatet e studimit të tyre u publikuan në revistën Brain.

Ky zbulim hap rrugën për studime të mëtejshme në zhvillimin e ndërhyrjeve gjenetike krejtësisht inovative, të cilat mund të garantojnë kontrollin e dhimbjes kronike dhe efekteve të saj negative, kryesisht psikologjike, si ankthi dhe frika.

Persona që mbartën këtë variant të rrallë u bënë të habitur mjekët në vitin 2013, kur njëri prej tyre u nënshtrua një operacioni ortopedik. Mjekët vunë re se pacienti nuk përjetonte dhimbje ashtu siç pritej në rrjedhën normale të një operacioni të tillë. Rasti ishte aq i pazakontë saqë u referua për studim te gjenetistët. Pas vitesh studime, në fund u bë e mundur identifikimi i variantit gjenetik që shpjegonte këtë rast të pazakontë.

“Gjeni u identifikua si FAAH-OUT dhe ky është vetëm fillimi i një zbulimi dhe studimi më të gjerë. Ne sapo kemi filluar ta eksplorojmë këtë “kontinent” të ri gjenesh”, thotë Andrei Okorokov, bashkautor i studimit.

“Përveç bazës molekulare përgjegjëse për mungesën e ndjeshmërisë ndaj dhimbjes, studimet kanë identifikuar gjithashtu rrugët molekulare që kontrollojnë procesin e shërimit të plagëve dhe pasojat psikologjike që shkaktohen prej tyre. Të gjitha proceset ndikohen nga varianti gjenetik FAAH-OUT. Është detyra jonë si shkencëtarë të vazhdojmë studimin e këtij gjeni. Besoj se gjetjet tona do të ndihmojnë në disa fusha të kërkimit, siç janë proceset e shërimit të plagëve dhe gjendjet depresive”, tha Okorokov.

Në të vërtetë, konfigurimi gjenetik i subjektit që u marr si rast studimi ishte edhe më i ndërlikuar se një variant i vetëm, duke pasur parasysh se u identifikuan edhe ndryshime të tjera gjenetike të lidhura me karakteristikat e saj të pazakontë.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *