Sign In

Blog

Latest News
Chrome: Përditësimi i ri për më shumë mbrojtje të web-faqeve

Chrome: Përditësimi i ri për më shumë mbrojtje të web-faqeve

Ekplorimi i Sigurt i përshpejtuar, një tipari i Chrome që ofron mundësinë për të ndarë URL-në e faqeve me Google duke ndihmuar atë për të mbajtur një bazë të dhënash të faqeve që janë potencialisht të rrezikshme, po vjen në aplikacionin e Google Chrome në iOS.

Kjo është bërë e ditur nga firma Google, sipas së cilës, ky tipar vjen si pjesë e përditësimeve të shfletuesit online.

Ky tipar më parë ishte pjesë e versioneve të Chrome në Android dhe Desktop, por tani Google thotë se ky tipar do të vijë si pjesë e përditësimit të ri të iOS për iPhone dhe iPad, thekson The Verge.

Përveç përmirësimit të sigurisë, Chrome po ashtu planifikon të përmirësojë edhe përkthimin e integruar të shfletuesit në iOS, raporton Telegrafi.

Një version i përmirësuar i identifikimit të gjuhës do të ketë mundësinë për të njohur më mirë një gjuhë të huaj kur viziton një faqe, dhe do të ketë nevojë për përkthim automatik për të kuptuar atë që është shkruar aty, thotë theverge.

Një ndryshim gjithashtu është edhe te përdoruesit. Chrome Actions do të vijë në iOS gjithashtu, pasi më parë ishte vetëm një tipar në Android dhe Desktop.

Faqja fillestare e Chrome gjithashtu po përditësohet, duke dhënë përparësi të filluarit një kërkimi të ri ose hyrjes në faqet më të vizituara, përveç shfaqjes së skedave më të frekuentuara në rast se nuk e keni përdorur aplikacionin për një kohë të caktuar.

Fundja, Google po sjell edhe një tipar që lejon që Chrome të shkruajë automatikisht fjalëkalimet që ju i ruani, jo vetëm në shfletues por edhe në të gjitha aplikacionet e telefonit


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *