Sign In

Blog

Latest News
Burri që gëzon robotin e IA për të rekuperuar $200mln në Bitcoin

Burri që gëzon robotin e IA për të rekuperuar $200mln në Bitcoin

Një inxhinier informatikë që rastësisht hodhi në zbrazëtirën e kompjuterit të tij me rreth 200 milionë dollarë në vlerë monedha dixhitale Bitcoin, thotë se do të përdorë inteligjencën artificiale për të kërkuar në mesin e mijëra tonh mbeturinash në landfill.

James Howells kishte hedhur memorien e laptop-it të tij të vjetër ku gjendeshin 8000 Bitcoin në vitin 2013 dhe tani beson se mund ta riniajë atë në një pikë grumbullimi mbeturinash në  Neëport, në jug të Uells.

Më herët autoritetet vendore kishin refuzuar kërkesën e përsëritur të 37-vjeçarit për të kërkuar në vendgrumbullim por tani ai ka nisur një bashkëpunim të teknologjisë së lartë për të rekuperuar pasurinë e tij dixhitale.

Propozimi i tij do të përdorë inteligjencën artificiale “AI” për të operuar një krah mekanik që do të kërkojë në mesin e mbeturinave.

Kërkimet do të përfshijnë gjithashtu qen robotë në formë sigurie, në mënyrë që askush tjetër të mos vjedhë ‘hard drive-in’ e kompjuterit të tij të çmuar.

Howells thotë: “Të gërmosh një landfill është një operacion shumë i gjerë por kemi siguruar fondet dhe me teknologjinë e fundit mund të rekuperojmë objektin.”

Howells beson se kërkimet do të kërkojnë nga nëntë deri në 12 muaj, por nuk ka garanci se do të jenë të suksesshme apo nëse bitcoin-ët që ka akumuluar gjatë viteve do të mund të riniajë nga memoria.

Një zëdhënës i këshillit bashkiak të Newport tha: “Ne nuk mund të lejojmë kërkime brenda landfillit pasi ka detyra për të menaxhuar impjantin. Kjo mund të sjellë rreziqe ekologjike megjithse bëhet fjalë për një shumë të madhe parash”.

FOTO GALERI
1/3

James Howells kishte hedhur memorien e laptop-it të tij të vjetër ku gjendeshin 8000 Bitcoin në vitin 2013 dhe tani beson se mund ta riniajë


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *