Sign In

Blog

Latest News
Bugatti: Luks që vlen 50 euro

Bugatti: Luks që vlen 50 euro

Në vitin 2021, Bugatti paraqiti në Kaliforni automjetin Bolide, i cili premton të depërtojë 500 km/h.

Nga ajo kohë, marka franceze ka shesur 40 automjetet e prodhuara, me një çmim prej 4 milionë euro çdo një, pa përfshirë taksat. Por, për të gjithë ata që nuk i kanë 4 milionë euro për të shpenzuar për një automjet, ka menduar kompania Lego Technic, që ka krijuar një model Bugatti Bolide 31 cm i gjatë, 13 cm i gjërë dhe 8 i lartë, i përbërë nga 905 pjesë. Çmimi i kësaj loje Bugatti është 50 euro.

Wiebke Stahl, CEO i Bugatti International, deklaron:

Modeli Lego Technic i Bugatti Bolide është shprehja e një bashkimi ideal mes markave tona. Bugatti është i njohur në të gjithë botën për ngritjen e standardeve në disa fusha, si dizajni, performanca dhe inxhinieria. Këto vlera përkojnë me ato të Lego-s, që është lider në fushën e tij.

Bugatti ka paraqitur Chironin më të fundit dhe ndoshta më të diskutueshëm, Chiron Profilee. Është një model unik i bazuar në modelin Pur Sport, i cili ishte Chiron më i lehtë dhe më i fokusuar në pista. Ai ka marshe më të shkurtra, një spoiler të madh pasanik dhe iu deshën 2.3 sekonda për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *