Sign In

Blog

Latest News
Inovacion në Biznes për Përfitimin e Të Gjithëve

Inovacion në Biznes për Përfitimin e Të Gjithëve

Prania e fundit e “Startop”, inisiativës së fondacionit “Dritan Hoxha”, i cili është ndihmuar nga Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ka paraqitur sot tre idetë e reja në ekran, të cilat shërbejnë për përparimin e metodologjive të ndryshme për zhvillimin e bizneseve.

Përpara katër panelistëve: Rafaela Rica sipërmarrëse, Ana Petani menaxhere e projekteve të startupeve, Shkëlzen Marku themelues dhe CEO i Enterimapct, Ervin Prence pronar i “Pro Export Albania”, në këtë episode do të paraqiten idetë e tyre inovative në biznes tre themelues të bizneseve të ndryshme.

Todi Karoli themelues i “GOtaps”, ka paraqitur sot në “Startop”, një aplikacion zëvendësues të kartvizitave tradicionale me ato digjitalet.

Atij i shpjegoi se sapo celulari të prekë këtë kartvizitë, hapet automatikisht një lidhje, që mban të gjitha të dhënat e kartëvizitave që janë ruajtur në këtë aplikacion.

“Ky aplikacion zëvendëson kartvizitat e zakonshme me ato digjitale, ku vetëm me një prekje mund të shpërndahet informacioni tek personat e tjerë. E gjitha është në komunikim me telefonin ku hapen të dhënat personale. Sapo celulari bie në kontakt me këtë kartëvizitë, atëherë hapet automatikisht një lidhje në celular. Kartëvizitat tradicionale nuk I menaxhojmë dot, në momentin që na duhet kontakti I një kartëvizite, me siguri atë mudn të kemi harruar diku. Me anë të aplikacionit GoTaps ke gjatë gjithë kohës kartëvizitat që regjistron thjesht I bën search me emër.Kjo ul kostot për bizneset dhe redukton prerjen e letrës. Ka disa versione. Gotaps vlen dhe për kafshët, në momentin që kafsha humb, personi që e gjen mjafton ti prekë chipin me celularin dhe i dalin të dhënat e pronarit me të cilin është regjistruar “- u shpreh Todi Karoli.

Një tjetër idetë e re ishte ajo e Ejona Zaimaj themeluese e “Amlabees”, e cila përmes projektit “Beyond Ideas”, krijojë kapsulë vegane të polenit të koncentruar si dhe ambalazh të dyllosur që shërben për ruajtjen ekstra të  produkteve siç janë frutat dhe perimet.

Jetona Myteveli themeluese e “Beyond Ideas”: Ne kemi nisur nga 2016 me Idea Challenge që ka qenë në fokus të sipërmarrësve inovatorë shqiptarë, përmes elementëve të rinj shkojmë përtej ideve. Ne kemi futur elementë të rinj që kanë të bëjnë me një metodologji të re për zhvillimin e bizneseve të gjelbra dhe ndërkombëtarizimin e tyre. Këto janë elementet përtej ideas.”

Ejona Zaimaj themeluese e “Amlabees” : Në fillim ishte ideja vetëm pëer të prodhuar një kapsulë nga poleni, në momentin qëne e koncentrojmë dhe e bëjmë një  kapsulë vegane ia marrim polenit të gjitha vlerat. Përdoret mbi 16 vjeç e sipër dhe jam pro idesë të ushqehemi në sezone, përtej kapsulës që ishte ideja e parë për tu prodhuar e për ta zhvilluar, në arritëm të mbulonim dy produkte të tjera të raja si ambalazhi I dyllosur që ndihmon në minimizimin e përdorimit të qeseve. Kemi nisur ta prodhojmë dhe ka elasticitetin e duhur dhe frutat ruhen më DNA siç e kemi këputur në pemë dhe shërben shumë për fëmijët e vegjël që të konsumojnë gjëra sa më të freskëta. Këto janë lehtësisht të realizueshme, Ne arrijmë që të mbulojmë kërkesë, ambalazhi i dyllosur është diçka preferenciale dhe jo masive. Dyllin duhet ta filtroj vetë e të kontrolloj kontaminimin, është proces kompleks por për tregun shqiptar e menaxhojmë. Kemi dyllin e verdhë dhe dyllin e zi. Ne e kemi që në 2016 këtë nisje dhe janë më shumë se 3 mijë sipërmarrës, jemi pasur 500 aplikantë ku mbi 500 veta vijojnë trajnimin dhe besoj se 100 prej tyre do të kenë bizneset e tyre. Ata janë në periudhën e zhvillimit, kemi shumë biznese që kanë bërë një biznes të dytë, do doja të tregoja sa shumë ndërveprim ka midis sipërmarrësve. Kemi rreth 50 ekspertë që punojnë në të gjithë Shqipërinë.”

Individët me aftësi të kufizuara kanë demostruar se teknologjia ka ardhur në ndihmë për ti lehtësuar jetën. “Be my third eye” dhe “We can”, janë dy ide të cilat janë zhvilluar dhe janë përkthyer në aplikacione.

Thanas Dinço, përmes “Beyond Ideas” ka krijuar dy aplikacione në tregun shqiptar të cilat janë me aftësi të kufizuara në shikim dhe për shurdhmemecët.

“Të gjithë personat me aftësi të kufizuar janë të veçantë dhe në kuadër të projektit “Beyond Idea, përmes një start up solla në tregun shqiptar këto dy aplikacione të cilat i vijën në ndihmë këtyre personave.

Aplikacioni “Be my third eye”, është një aplikacion me GPS që i vjen në ndihmë personave të verbër që I jep atyre një autonomi që i ka ndihmuar deri më sot. Një psetë të madhe të ditës atyre mund ti eliminohet shoqëruesi dhe mund të lëvizin të vetëm. Behet hartëzimi i territorit që I krijon atyre lehtësi në lëvizje. A-ja është edukimi i shoqërisë që kur shohim një person me bastun ta kuptojnë që është i verbër e ti lirojnë rrugën. Risia është se ne kemi blerë patentën e këtij aplikacioni që të aplikohet edhe në gjuhën shqipe.Aplikacioni ka një kosto fillestare pasi nuk mund  të ketë reklama për lehtësi përdorimi. Mund të kushtojë pak në fillim por kursen një vlerë të madhe e cila shpenzohej me taxi apo kujdestarë.”– tha Thanas Dinço.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

مشاهد نيك yourtubetop.com سكس ثلاثي الابعاد final fantasy viii hentai besthentai.org undyne hentai hindi xxx bf firetube.mobi sexpadangal ben 10 xvideo eroanal.net xxx vidio hinde سيكس قديم tropsha.com مشاهدة افلام سكس اجنبى goblin slayer hentia guruhentai.com mushi asobi indian ladies punishment glossytube.mobi tamilxxn مقاطع بورن ninaporn.net sex اغراء طيز مي عز الدين arabpornmovie.com سكس اخوات حقيقي x hindi sex pornolife.mobi www.taxi69.com desi3gp indaporn.info marathi sex new shinkyoku no grimoire mirhentai.com hentai ai اقوي سكس مصري milfhdtube.net فديو سكس مصري college nipples wowhentai.net hentai doujin فيلم جنس جامد xunleimi.org بنات مصر عارية