Sign In

Blog

Latest News
BE i kërkon karikues për çdo pajisje

BE i kërkon karikues për çdo pajisje

Organizata Europiane i ka dhënë prodhuesve të celularëve një limit kohor deri më 28 dhjetor 2024 për të pranuar një adapter të përbashkët për pajisjet e tyre celularë.

BE-ja u pajtua më parë se pajisjet portative elektronike të reja do të duhet të përdorin një adapter të përbashkët në vjeshtën e vitit 2024.

Tani ligji është publikuar në Fletoren Zyrtare të BE-së dhe së bashku me këtë është caktuar një datë specifike për kërkesën.

Kompanitë si Apple, prodhuesi i iPhone-ve, të cilët përdorin një adapter të prodhuar nga Apple, nuk do të jenë në gjendje të shesin celularë të rinj në BE pas datës së caktuar nëse nuk përdorin një kabëll të përbashkët.

Greg Joswiak, zëvendëspresidenti i lartë për marketing në Apple, i tha më parë Wall Street Journal se kompania do të pranojë ligjin.

Rregulli i ri do të mbulojë një gamë “elektronikash portative të vogla dhe të mesme”, sipas BE-së, të tilla si telefonat, tabletët, kufjet dhe pajisjet e lojërave.

Këtë ndryshim është diskutuar për vite të tëra, dhe është nxitur nga vërejtjet e përdoruesve të pajisjeve të prodhuara nga Apple dhe Samsung, të cilët kanë pasur nevojë për të përdorur adapterë të ndryshëm për pajisjet e tyre.

Komisioni Europian ka vlerësuar se një adapter i vetëm i baterive, mund të kursen 250 milionë euro për tregun e konsumatorëve.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *