Sign In

Blog

Latest News
AI: Më i Saktë se Mjekët Realë

AI: Më i Saktë se Mjekët Realë

Një analizë tregon se automati i inteligjencës artificiale ChatGPT duket se ka një metodë më e mirë për të trajtuar pacientët sesa mjekët e vërtetë.

Nga analiza u vlerësua se automati reagoi në një mënyrë cilësore dhe më empatike në 79% të rasteve. Dr Aaron Goodman, nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego, deklaroi: “Nuk e kam menduar kurrë ta them këtë, por ChatGPT është një zgjidhje që do të doja të përdorja për pacientët e mi. Ky mjet do të ndryshojë mënyrën se si unë u ofroj mbështetje pacientëve të mi.”

ChatGPT u lancua vitin e kaluar nga OpenAI dhe përdor një nga modelet më të sofistikuara të gjuhëve të zhvilluara ndonjëherë. Hulumtimet e mëparshme treguan se ishte në gjendje të kalonte Provimin e Licencimit Mjekësor në SHBA. Ky test është një standard për studentët që duhet të marrin përpara se të mund të praktikojnë.

Studimi i fundit, i botuar në JAMA Internal Medicine, shqyrtoi nëse automati mund të përgjigjej saktësisht pyetjeve që pacientët i dërguan mjekëve në internet. Hulumtuesit krahasuan 195 përgjigje nga mjekët me ato të dhëna nga automati.

Tre profesionistë të licensuar në kujdesin shëndetësor u kërkua të vlerësonin përgjigjet pa e ditur se kush i dha ato dhe 79% e përgjigjeve të preferuara vinin nga chatboti. Por Prof Anthony Cohn, i Universitetit të Leeds, tha: “Duke pasur parasysh tendencën e ChatGPT për të shpikur dhe për të paraqitur informacion të rreme, do të ishte e rrezikshme të mbështetesh në të gjitha informatat e dhëna.”


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *