Sign In

Blog

Latest News
KFC Console: Ngrohja e re e lojërave video

KFC Console: Ngrohja e re e lojërave video

Rrjeti i restoranteve shpejt ushqimore KFC, ka sjellur në treg një video lojë konsolë, që përveçse ofron argëtim, mund të ngrohë edhe ushqimin e tyre si pulën…

“Dhomëza e ngrohjes së pulës do ta mbajë atë të nxehtë, të gatshme për t’u konsumuar edhe gjatë një sesioni intensiv loje”, tha KFC.

Kompania tha se konsola ishte projektuar nga një prodhues global hardware-sh dhe mund të luash në të lojëra të njohura, siç bënë edhe në aparaturat e tjera si për shembull Xbox apo PlayStation. Shumë njerëz mendonin se konsola ishte thjesht pjesë e një fushate marketingu kur ajo u paralajmërua në qershor. KFC thotë se konsola ka një sistem ftohjeje të brendshëm, që përdor nxehtësinë e prodhuar nga loja për të ngrohur pulën.

“Nëse Sony apo Microsoft do të dojë ndonjë këshillë se si të projektojë një dhomëz për ngrohjen e pulës për aparaturat e tyre të ardhshme, do të jemi të gatshëm t’i ndihmojmë”, thonë nga KFC. Rrjeti ushqimor tha se aktualisht nuk ka përcaktuar ende një çmim për konsolën dhe as nuk ka dhënë një datë se kur ajo do të dalë në shitje.

Në shkurt, KFC dhe Crocs kishin njoftuar për një edicion të kufizuar këpucësh të mbuluara me kofshë pulash të pjekura të printuara në to.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *