Sign In

Blog

Latest News
Ferma Bitcoin në Shqipëri: 180K dollarë në muaj

Ferma Bitcoin në Shqipëri: 180K dollarë në muaj

Miniera e parasë digjitale Bitcoin po tërheq me mijëra pjesëmarrës në Shqipëri.

Një minierë bitcoin është ndërtuar në një fshat pranë Tiranës dhe burimet thonë se përdor energjinë duke e vjedhur.
Nëse do të fakturonte do të duhet të paguajë disa miliona lekë në muaj energji elektrike. Ngritja e një ferme me Bitcoin nuk mund të bëhet pa siguruar më parë mënyrën se si të vjedhësh energjinë elektrike. Energjia elektrike nuk mund të grabitet pa bekimin e një punonjësi të OSHEE-je ose të një polici. Prodhuesit e monedhës virtuale detyrohen të vjedhin energjinë, pasi në të kundërt për shumë vite atyre do t’u duhet të punojnë për investimin në fermë.

Pse grabet energjia? Sepse fitimi është kolosal nëse grabet dhe është shumë i vogël dhe i papërfillshëm nëse energjia nuk grabet. Në qoftë se unë merrem me Bitcoin dhe paguaj energjinë elektrikë ia vlen? Nuk ia vlen sepse kostot do t’i nxirrje për një kohë shumë të gjatë. Shumë individë që janë marrë me Bitcoin që në fillim e kanë parë që është shumë e vështirë mbajtja e një ferme për shumë kohë në Shqipëri, dhe kanë gjetur si zgjidhje Mitrovicën fermat e tyre i kanë ngritur atje pasi është në mes në Kosovës dhe Serbisë dhe nuk e paguajnë fare energjinë”, shpjegon eksperti i IT-së, Gent Progni.

Marra që bëjnë prodhuesit e kriptomonedhës me zyrtarët është e thjeshtë, duke i bërë ata aksionerë të fermës.

Grabet siç grabet energjia në Shqipëri, lidh dy kabuj dhe e fut në sistem. Rëndom kemi dëgjuar që ndahen fitimet pra 30% të fitimit e merr personi që të mbulon”, thotë ai.

Pas fermave të mëdha të kriptomonedhës qëndrojnë njerëzit e që kanë shumë kapital dhe që duan ta mbajnë atë larg kontrollit të institucioneve. Ferma më e madhe në Shqipëri afërsisht prodhon 2-3 Bitcoin në muaj, afërsisht 180 mijë dollarë muaj.

Një fermë e madhe është me 2000 mijë pajisje. Dhe sa energji eletrike do kjo fermë? Kjo harxhon sa 5 furra buke pra 10 milion lekë në muaj i do energji elektrike”, tregon Progni.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *