Sign In

Blog

Latest News
“Zogu është i lirë”, Elon Musk blen “Twitter-in”

“Zogu është i lirë”, Elon Musk blen “Twitter-in”

Elon Musk u kthye në pronar i Twitter pasi bëri përfundimisht blerjen e kompanisë përmes një marrëveshjeje prej 44 miliardë dollarësh.

Në këtë moment, zogu është i lirë”, shkroi ai duke iu referuar logos së famshme të kompanisë, por edhe dëshirës që njeriu më i pasur i botës e ka shfaqur prej kohësh për më pak kufizime lidhur me përmbajtjet që postohen në këtë platformë sociale.

Pas blerjes, Musk nisi menjëherë pushimet nga puna, duke larguar së pari personat në postet drejtuese, përfshirë edhe shefin e Twitter-it, Parag Agrawal. Me përfundimin e marrëveshjes, u mbyll edhe saga gjyqësore, pasi Twitter e kishte paraqitur çështjen në gjykatë me qëllim ta detyronte miliarderin të respektoi marrëveshjen e blerjes së kompanisë. Musk ka qenë kritik i politikave të Twitter-it dhe lajmi se ai ka blerë këtë platformë të rrjeteve sociale është pritur me ndjenja të përziera nga përdoruesit dhe punonjësit.

Ai është shprehur për çdo rast se nuk dëshiron që kjo platformë të bëhet vend për përhapjen e urrejtjes dhe pikëpamjeve përçarëse. Synimi fillestar është të ndryshojë algoritmet që përcaktojnë se si u paraqitet përmbajtja përdoruesve.

“Nuk do ta blerja kompaninë për të fituar para, por për të ndihmuar njerëzimin, të cilin e dua“, u shpreh ai. Në zyrat e Twitter-it, ai hyri duke mbajtur në duar në lavaman ku shkruhej: “reflekto për atë që sapo ndodhi”!

Në 8 korrik, Musku u tërhoq një herë nga marrëveshja duke thënë se Twitter e kishte mashtruar atë duke i ofruar informacione të gabuara. Por, vetëm katër ditë më vonë, kompania e paditi duke kërkuar nga gjykata që të detyronte miliarderin t`i shkonte blerjes deri në fund.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *