Sign In

Blog

Latest News
Kosova e vogël, merr kosën

Kosova e vogël, merr kosën

Amazon po përgatitet të zvogëlojë 9.000 vende të tjera pune.

Në sfondin e një gjendjeje të pasigurt ekonomike, tregtuesi kryesor në internet po synon të mos e rrezikojë.

Vala e mbylljes së kontratave të punës në fushën e teknologjisë vazhdon. Pas një periudhe të zhvillimeve të mëdha gjatë pandemisë së koronavirusit, inflacioni dhe rritja e interesave kanë krijuar sfida për shumë biznese, dhe tani Amazon po përballet me pasiguri ekonomike. Shefi i kompanisë, Andy Jassy, ka njoftuar të punësuarit në një email për dytën herë për procesin e shkurtimit të vendeve të punës. 

“Ky ishte vendimi më i vështirë, por ne besojmë se në afatgjatë kjo do të jetë më e mira për kompaninë”, shkruan ai.

Shefi i Amazon argumenton shkurtimin e vendeve të punës me “gjendjen e pasigurtë ekonomike”. Në fillim të vitit, tregtari kryesor online kishte shkurtuar 18.000 vende pune nga 1,5 milionë gjithsej. Kësaj here, do të ketë shkurtime në sektorin Cloud AWS, në biznesin e anonsave, dhe në shërbimin Livestreaming Twitch.

Sipërmarrja është e shqetësuar prej muajsh nga inflacioni dhe recesioni, veçanërisht në fushën e teknologjisë. Sipas të dhënave të shërbimit për financat Bloomberg, vetëm në fillim të vitit deri në shkurt janë shkurtuar mbi 67.000 vende pune në industrinë e teknologjisë.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *