Sign In

Blog

Latest News
Do të na duhet frenuar AI

Do të na duhet frenuar AI

Edhe pse avancimi i Intelegjencës Artificiale është vlerësuar si një nga sukseset më të mëdha të kohës, përparimi i saj me hapa të shpejtë po shkakton shqetësime në komunitetin akademik.

Një grup specialistësh kanë bërë thirrje për ndalesë, duke paralajmëruar në lidhje me efektet negative që kjo zhvillim mund të ketë në shoqëri dhe në njerëzimin në përgjithësi.

Një numër të konsiderueshëm liderësh në fushën e teknologjisë kanë nënshkruar një deklaratë në të cilën i bëjnë thirrje zhvilluesve të inteligjencës artificiale për të pezulluar punën e tyre për një periudhë prej gjashtë muajsh. Deklarata paralajmëron për rreziqe potenciale për shoqërinë dhe njerëzimin, ndërsa kompanitë e mëdha teknologjike si Google dhe Microsoft janë në garë për të krijuar programe AI që mund të mësojnë autonomisht.

Paralajmërimi vjen pas lëshimit të GPT-4 (Generative Pre-trained Transformer) në fillim të këtij muaji, një program AI i zhvilluar nga OpenAI me mbështetjen e Microsoft. “Sistemet e fuqishme të inteligjencës artificiale duhet të zhvillohen vetëm pasi të kemi bindjen se efektet e tyre do të jenë pozitive dhe rreziqet e tyre do të jenë të menaxhueshme”, thuhet në deklaratë.

Në mesin e firmëtarëve janë figura të njohura si CEO i Teslas dhe Twitter, Elon Musk, bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, drejtori ekzekutiv i Stability AI Emad Mostaque, etj. Deklarata thotë se “laboratorët e AI në muajt e fundit kanë filluar një garë që ka dalë jashtë kontrollit për të zhvilluar sisteme digjitale gjithnjë e më të forta që askush – madje as krijuesit e tyre – nuk mund t’i kuptojë, parashikojë ose kontrollojë në mënyrë të besueshme.”


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *