Ndërhyrje e suksesshme: Kujdes me ChatGPT
ChatGPT e ka impressionuar përdoruesit me aftësitë e tij: Ai mund të përgjigjet në kohë rekord pyetjeve më të vështira, të shkruajë kode, të interpretojë muzikë dhe të krijojë imazhe.
Por Europoli paralajmëron se kjo admirim i teknologjisë, e krijuar nga startup-i amerikan OpenAI mund të nxisë mashtrimin, krimin kibernetik dhe madje edhe terrorizmin.
ChatGPT është liruar nëntorin e 2022-shit dhe u bë shumë shpejt një sensacion në internet. Por në raportin e vet të fundit, Agjencia e Bashkimit Europian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit thote se “përdorimi i mundshëm i sistemeve të tilla të inteligjencës artificiale nga kriminelët ofron një perspektivë e errët” . Kriminelët, sipas tij, mund të përdorin ChatGPT për të ndërhyrë ndjeshëm procesin e hetimit në zona për të cilat ata vetë nuk dinë asgjë.
Kjo mund të përfshijë informacionet për të kryer mashtrime ose për mënyrat sesi të hyhet në një shtëpi, dhe të dhëna që të cojnë deri tek terrorizmi, krimi kibernetik ose abuzimi seksual i fëmijëve. Aftësia e ChatGPT për të krijuar me shpejtësi tekste audio autentike e bën atë ideal për qëllime propagande dhe dezinformimi, duke e lejuar përdoruesit të krijojnë dhe të shpërndajnë mesazhet e dëshiruara pa shumë mund. Më tej theksohet se ChatGPT mund të përdoret gjithashtu për të shkruaj kodin kompjuterik, veçanërisht për kriminelët që nuk kanë njohuri teknike.
Një studim i hershëm nga kompania amerikano-izraelite e inteligjencës për kërcënimet kibernetike Check Point Research (CPR) ka treguar si chatbot mund të përdoret për të depërtuar në sistemet online duke krijuar email-e phishing. Sipas Europolit, është shumë e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi për këtë çështje për të garantuar që çdo boshllëk potencial të zbulohet dhe mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur.
Hello.al