Sign In

Blog

Latest News
WhatsApp: shënoni tekstin për të dërguar më shpejt

WhatsApp: shënoni tekstin për të dërguar më shpejt

WhatsApp do të lejojë përdoruesit të shpërndajnë mesazhe audio si një përditësim i statusit të tyre.

Në këtë mënyrë, mund të ndani mesazhe të shkurtra audio me kontaktet tuaja. Nëse më parë përdornit opsionin e regjistrimit të ekranit në celular për të ndarë një mesazh audio, tani do jetë më e thjeshtë. WaBetaInfo, të cilët testojnë opsione të reja në aplikacion, thanë se kjo risi është në versionin beta të tij, në pajisjet Android.

Kur dëshironi të postoni një përditësim të ri statusi, mund të zgjidhni ngjyrën e sfondit dhe mesazhi audio do të shfaqet në formën e një flluske. Gjatësia maksimale e mesazheve do të jetë 30 sekonda.

 

Rikujtojmë, se sipas një raporti të ‘The Verge’, Meta po formon një divizion të ri të quajtur “New Monetization Experiences” për t’u fokusuar në veçoritë me pagesë për Facebook, Instagram dhe WhatsApp.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *