Vaksina BioNTech kundër kancerit të zorrës së trashë
Kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech, e cila ishte angazhuar në punën për trajtimin e kancerit para se të lindte pandemia COVID-19, bëri me dije se ka nisur provat e fazës së dytë të vaksinës së kancerit të zorrës së trashë (BNT122).
Në njoftimin e bërë nga BioNTech, thuhet se kanë filluar hulumtimet e fazës 2 për substancën e vaksinës BNT122 bazuar në teknologjinë mRNA.
Në deklaratën e BioNTech gjithashtu theksohet se ka një nevojë e lartë për terapi të reja kundër kancerit të zorrës së trashë, i cili njihet si lloji i dytë më fatal i kancerit në tërë botën.
Në anën tjetër, BioNTech po vazhdon hulumtimet klinike të vaksinës BNT122 për përdorimin e saj në forma të tjera të kancerit, veçanërisht për neoplazitë e lëkurës.
Hello.al