Sign In

Blog

Latest News
Truri dhe Teknologjia për Paralizën

Truri dhe Teknologjia për Paralizën

Duke pësuar një formë të rrallë të sëmundjes së Lou Gehrig, Rodney Gorham shpreh shpresën se një lidhje midis trurit dhe një kompjuteri do ta ndihmojë të jetojë më mirë.

Personi 63-vjeçar nga Australia ndau mendimet e tij duke përdorur sytë për të identifikuar shkronjat në një ekran dhe duke “klikuar” fjalët me mendjen e tij.

Me ndihmën e një stent prej tetë milimetrash të vendosur në trurin e tij për të zbuluar aktivitetin nervor, Gorham shpreson të vazhdojë të lundroje në internet, të dërgojë mesazhe dhe të luajë video lojëra për një kohë të gjatë.

Kompania amerikane Synchron ka provuar “stentrode” për dy vitet e fundit, para se Elon Musk të tërhiqte vëmendjen e Neuralink. Implanti i Gorham lidhet me një marrës të vogël dhe njësi transmetuese nën lëkurë në gjoksin e tij. Disa vite më parë, Gorham u diagnostikua me ALS, e cila shkakton paralizë progresive të muskujve të frymëmarrjes, trungut, krahëve dhe këmbëve.

Çrregullimi pritet që gradualisht t’ia pamundësojë lëvizjen, por ai mund te jetoje edhe 20 vite. Synchron shpreson të marrë miratimin vitin e ardhshëm nga autoritetet shëndetësore për të tregtuar një version përfundimtar të pajisjes.

Provimet klinike kanë qenë përfundimtare, por ka ende shumë punë për të bërë, veçanërisht në dekodimin e sinjaleve të trurit dhe përkthimin e tyre në një gjuhë universale për të komanduar kompjuterët. Kompjuterët kanë nevojë për një gjuhë të përbashkët nervore për të kuptuar qëllimin, pavarësisht se kush e mendon atë, tha themeluesi i Synchron Tom Oxley nga zyra e tij në Nju Jork për të ndërtuar një sistem që do jetë për miliona persona.

 


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *