Sign In

Blog

Latest News
TikTok hedh poshtë akuzat e bllokimit në Malajzi

TikTok hedh poshtë akuzat e bllokimit në Malajzi

TikTok ka refuzuar akuzat e qeverisë së Malajzisë për ndalimin e përmbajtjeve që mbështesin Palestinën.

Platforma e mediave sociale i vlerësoi të paarsimtë pretendimet, që ndodhën menjëherë pas fillimit të sulmeve mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

Malajzia me shumicë myslimane lajmëroi një ditë më parë për veprime kundër firmave të mediave sociale TikTok dhe Meta, duke thënë se platformat e tyre ishin akuzuar për kufizimin e përmbajtjes që përkrahë palestinezët.

Meta u përgjigj duke thënë se akuza nuk kishte “asnjë të vërtetë” dhe se nuk po shtynte me qëllim zërat në platformën e saj në Facebook.

“Pretendimi është i pa mbështetur. Udhëzimet tona të komunitetit zbatohen në një mënyrë të barabartë për të gjitha përmbajtjet në TikTok dhe ne jemi të përkushtuar të zbatojmë vazhdimisht politikat tona për të mbrojtur komunitetin tonë”, thuhet në një e-mail që zëdhënësi i TikTok i ka dërguar Reuters.

Si Meta ashtu edhe TikTok e klasifikojnë Hamasin, lëvizjen islamike palestineze që qeveris Gazën, një organizatë të rrezikshme dhe ndalojnë përmbajtjen që janë pro tyre.

Anëtarët e Hamasit sulmuan komunitetet në Izraelin jugor më 7 tetor, duke lënë të paktën 1400 persona të vdekur. Ndërkohë në Gaza, si pasojë e sulmeve nga ushtria izraelite kanë humbur jetën më shumë se 7000 palestinezë, përfshirë mijëra fëmijë.

Që kur shpërtheu dhuna, të dyja firmat e mediave sociale kanë ndërmarrë hapa për të përmirësuar moderimin dhe për të hequr ose vënë etiketa në pamjet grafike.

Meta njoftoi në mes të tetorit se ka hequr ose vënë etiketa rreth 800 mijë përmbajtje në hebraisht dhe arabisht në ditët pas fillimit të sulmeve.

Në një mënyrë të ngjashme, TikTok raportoi këtë javë se ka hequr më shumë se 775 mijë video dhe 14 mijë transmetime të drejtpërdrejta që nga fillimi i bombardimeve.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *