Tesla në ‘autopilot’ përplas kamionin në Taivan
Kamera e sigurisë që po monitoronte një fatkeqësi në Taivan ka regjistruar momentin kur një automjet Tesla Model 3 përplaset me të gjithë fuqinë në një kamion të rënë në rrugë.
Sipas raporteve shoferi i Teslas nuk e kishte parë kamionin e rënë nga era pasi kishte aktivizuar opsionin Autopilot për ndihmën e shoferit.
Në pamje shihet prej tymit të dalë prej gomave të saj që sistemi i frenimit ishte aktivizuar vetëm në momentin e fundit.
Imazhet e mëpasshme tregojnë sesi Tesla ka shpuar përmes çatisë së kamionit, por raportimet thonë se asnjë nga shoferët nuk ishte lënduar.
Autopiloti në veturat Tesla lejon mjetin të manovrojë, të shtojë apo ngadalësojë shpejtësinë e mjetit brenda korsisë së saj.
Por kamioni i rrëzuar kishte zënë dy korsi të autostradës dhe Tesla përplaset me të pa asnjë tentativë manovrimi.
Ekspertët i janë referuar sitemit Autopilot të Teslas si një produkt ‘gjysëm i gatshëm që kërkon ende mbledhje të dhënash të shumta’.
Hello.al