Sign In

Blog

Latest News
Teknologjia dhe Inovacioni në Tiranë: Takim i 800 specialistëve

Teknologjia dhe Inovacioni në Tiranë: Takim i 800 specialistëve

Futur teknologjik është bërë pjesë e pakursyer e jetës sonë.

Në Kongresin e Pallatit të Tiranës, po bëhen përgatitjet e fundit, po shtrohet edhe tapeti I kuq, pasi në të do të parakalojnë “Yjet” e shkencës dhe botës akademike.

Për 5 ditë rresht duke filluar nga 5 qershori do të mbahet konferenca e Teknologjisë së Informacionit TNC 2023.

 “Pritet të vijnë në Tiranë rreth 800 kërkues dhe zhvillues të Teknologjisë së Inovacionit. Kjo do të thotë që ajka e Teknologjisë së Inovacionit dhe Informatikës do të jetë për një javë në Shqipëri duke paraqitur zhvillimet më të reja në Teknologjisë së Informacionit për Arsimin dhe Kërkimin. 25 kompani të huaja kanë stendat e tyre për një javë brenda Pallatit të Kongreseve ku bëjnë një prezantim për gjithë teknologjitë e reja që janë future vitet e fundit në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. 150 sesionet që do të mbahen gjatë këtyre ditëve mund të ndiqen direkt apo online nga të gjithë të interesuarit. Përfituesit më të mëdhenj janë studentët, maturantët, stafet akademike, profesionistët e rinj të fushës që do të njihen me teknologjitë më të fundit të Informatikës dhe Komunikimit Elektronik në mbarë botën”, tha Arjan Xhelaj nga Rrjeti Akademik Shqiptar.


Hello.al

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *